Food & Drink Health & Beauty

Mos e konsumoni kurrë çajin e nxehtë, arsyet jua themi ne!

Sipas OBSH, pijet e nxehta lidhen me rrezik më të lartë për kancer të ezofagut, prandaj çaji nuk duhet pirë kurrë i vluar. Shumë njerëz besojnë se në ditët e ftohta të dimrit apo kur kanë dhimbje fyti, është më mirë të pinë çaj sa më të nxehtë. Por ky është një gabim i rrezikshëm. Ekspertët shëndetësorë theksojnë se të gjitha lëngjet dhe ushqimet është më e shëndetshme t’i konsumojmë në temperaturë të vakët, sepse nxehtësia e tepërt irriton mukozën dhe dëmton barrierën natyrale të trupit kundër mikrobeve.

Edhe pse një pije bimore e ngrohtë ndikon qetësues për trupin dhe në dukje lehtëson dhimbjen e fytit, mjekët këshillojnë që asnjëherë të mos konsumohen pije shumë të nxehta, mbi temperaturën e trupit. Kur mukozat irritohen nga vapa, ato bëhen më të brishta dhe mikroorganizmat (baktere, viruse, kërpudha) kanë më pak vështirësi për të depërtuar.

Kur indi i mukozës është i shëndetshëm, ai shërben si barrierë kundër infeksioneve. Por nëse kjo barrierë inflamohet ose dëmtohet nga nxehtësia, mikrobet futen më lehtë në hapësirën ndërqelizore, lidhen me receptorët e qelizave, shumohen dhe dëmtojnë indin. Kështu rritet rreziku për infeksione respiratore, bakteriale ose edhe mykotike.

Dhimbja e fytit përkeqësohet ashtu si kur vendosim diçka të nxehtë në lëkurë, edhe në mukozën e fytit nxehtësia shton irritimin dhe dhimbjen. Konsumimi i shpeshtë i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojë lezione prekanceroze në mukozën e ezofagut, të cilat lidhen me rrezik të shtuar për kancer të ezofagut.

Rrezik në lukth, uji i valë zgjeron enët e gjakut në stomak dhe mund të shkaktojë gjakderdhje mikroskopike, duke e bërë organizmin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Gjatë ftohjeve ose gripit, është shumë e rëndësishme të pini lëngje për të shmangur dehidratimin, sidomos kur temperatura e trupit rritet. Por ekspertët theksojnë se çdo lëng duhet të merret në temperaturë të moderuar, pasi vetëm kështu ruhet funksioni mbrojtës i mukozës.

Ashtu siç nuk rekomandohen pijet e vluara, as pijet e akullta nuk janë të shëndetshme, sepse shoku termik mund të irritojë fytin dhe stomakun. Më e mira është që lëngjet dhe ushqimi të konsumohen në temperaturën e dhomës ose pak të ngrohtë, duke lejuar trupin t’i përthithë pa dëmtim.