Tensionet mes Selin dhe Rogertit vijojnë të përshkallëzohen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë një tjetër përplasje që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Këtë herë, shkak u bënë epitetet që dy banorët përdorin ndaj njëri-tjetrit.
Rogerti e ka quajtur shpesh Selin “Barbie”, ndërsa ajo vendosi t’ia kthejë me të njëjtën monedhë, duke e thirrur “bukurosh”. Por ndryshe nga sa pritej, ky epitet nuk u prit aspak mirë nga Rogerti, i cili reagoi menjëherë, duke i kërkuar që të mos e përdorte më.
Mos më thuaj mua bukurosh se nuk jam beqar
Ai theksoi se arsyeja lidhet me statusin e tij personal, duke u shprehur prerë se është burrë i martuar dhe nuk dëshiron keqkuptime.
Mos më thirr mua bukurosh me më tërheq vajzat beqare
Debati mori nota ironike, por edhe tensioni, pasi Selin nuk u tërhoq lehtë.
Në bisedën mes tyre, ajo i kujtoi se edhe epiteti “Barbie” ka konotacionin e vet dhe nuk është i pranueshëm për të.
Edhe mua Barbie nuk më thua dot se të gjithë e dinë se ça konotacioni ka kur i thua dikujt ashtu
Situata u shndërrua shpejt në një shkëmbim thumbash, ku Selin vazhdoi ta provokonte me humor dhe ironi, ndërsa Rogerti insistonte që të respektohej kërkesa e tij.
Përplasja u mbyll pa një zgjidhje të qartë, por tregoi edhe një herë se raporti mes Selin dhe Rogertit mbetet i tensionuar dhe larg qetësisë.
Publiku tashmë po e ndjek me interes nëse kjo “luftë epitetesh” do të shuhet apo do të sjellë përplasje edhe më të forta në ditët në vijim.