Celebrities Showbiz

Plane për dasmë? Selin dhe Gimbo zbulojnë detajet pas projektit të tyre muzikor: Kënga që na përfaqëson…

Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, kanë qenë Selin Bollati dhe Dj Gimbo, në daljen e tyre të parë televizive si çift, që pas daljes nga “Big Brother VIP 5”. Ata kanë folur më shumë për projektin më në zë të momentit “DJ Remix”, planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por dhe për hapat e karrierës…

Si erdhi kënga “DJ Remix” me Rezarta Shkurtën?

Selin: Si projekt është totalisht e ideuar nga Rezarta. Unë thjesht mora një ftesë për të qenë në klip dhe e aprovova. Po e shijojmë këtë suksesin post këngës.

Gimbo: E mendova më të vështirë, por ishte e lehtë. Në fillim isha pak në dilemë se çfarë roli t’i jepja Selin. Por shkoi shumë mirë.

Selin: Edhe xhirimet shkuan shumë mirë. Mendova se do na merrte më shumë kohë, por jo. Të tregojmë një sekret. Nuk është 100% reale, është bërë një pjesë me AI. Aty nën ujë janë efekte, por lëvizjet duhet t’i bënim, ajo pjesë është reale.

Nëse historia juaj do ishte një këngë, cila do ishte?

Të dy duke kënduar: Tonight, you kill me with your smile…

Do martoheni prapë?

Selin: Po të martohem tani shpejt, kam frikë se do kërkoj çdo vit nga një dasmë. Nuk kemi plane të tilla, jemi të martuar njëherë (qesh).

Gimbo: Akoma e kujtoj si hyri ajo. Nuk m’u duk si lojë, m’u duk si e vërtetë. Akoma i kemi unazat.