Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari ka dhënë intervistën e tij të parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndau disa momente interesante nga prapaskenat dhe përvoja e tij si opinionist.
Në një atmosferë miqësore, plot batuta me moderatoren Bieta Sulo, Hajdari zbuloi se menjëherë pas finales kishte kontaktuar Gerta Gixharin dhe kishin rënë dakord për t’u takuar së bashku me disa nga ish-banorët e tjerë.
Ai theksoi se ruan marrëdhënie shumë të mira me ish-banorët, jo vetëm nga ky edicion, por edhe nga sezonet e mëparshme ku ka qenë pjesë.
I pyetur se cilën nga opinionistet do të veçonte ndër katër edicionet e “BBV”, Arbri përmendi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun, duke vlerësuar qasjen dhe profesionalizmin e tyre në studio.
Ndër të tjera, ai tregoi se ky edicion i ka sjellë edhe miqësi të reja, veçanërisht me moderatorin Ledion Liço dhe producenten Sara Hoxha, për të cilën pati vetëm fjalë mirënjohjeje.
Sara është një profesioniste e jashtëzakonshme, për mendimin tim më e mira në këto troje. Top Channel ka treguar që është ‘njishi’ i spektaklit dhe Sara e ka vërtetuar plotësisht këtë. Meritën e ka të heqësh kapelen për të
Deklarata e tij u prit me interes nga publiku, veçanërisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit vlerësuan sinqeritetin dhe transparencën e opinionistit të njohur.