Celebrities

Emocionuese, Arbër Hajdari shkon në shtëpinë e Klajdi Musabelliut, takimi prekës me mamanë e këngëtarit!

Në prime-n e kaluar, një suprizë ishte përgatitur për artistin Klajdi Musabelliu. Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i drejtuar nga Arbër Hajdari mori përsipër rikonstruksionin e banesës së tij, ku jeton me të ëmën. Kjo u prit me shumë emocion nga ana e të dyve dhe nga opinionisti Arbër Hajdari në studio.

Ndërkohë, në një video të publikuar sot, zbulohet se Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë shkuar në shtëpinë e këngëtarit Klajdi Musabelliu në kryeqytet. Ata kanë parë nga afër kushtet e banesës për të nisur më pas punën për rikonstruktimin e plotë të saj.

Opinionisti i “Big Brother VIP 4” takoi nënën e banorit të reality show-t, që i hapi dyert dhe e mikpriti në shtëpinë ku jeton bashkë me djalin.

Në spektaklin e 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh vështirësitë që ka kaluar në jetë, me papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të apartamentit, ku sikurse tha “sa herë bie shi, uji hyn brenda”. Dhurata e Vitit të Ri për të ishte pikërisht lajmi se “Fundjavë Ndryshe” do të kujdeset deri në detaje që familja e tij të ketë një folezë të ngrohtë, të sigurt, me të gjitha kushtet optimale të jetesës.