Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat zbresin në 0°C në zonat malore!

Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

E Shtunë 04 Tetor 2025

Shkodër 8 deri në 17 gradë, Diell

Kukës 3- 10 gradë,  Diell re

Lezhë 9- 16 gradë, Diell

Peshkopi 2- 10 gradë, Diell re

Durrës 9  – 18 gradë, Diell

Tiranë 9 – 18  gradë, Diell

Elbasan 7  – 17 gradë, Diell

Berat 8 – 19 gradë, Diell

Vlorë 8 – 18 gradë, Diell

Fier 7 – 18 gradë, Diell

Korçë 3 – 13 gradë, Diell re

Gjirokastër 6 – 18 gradë, Diell

Sarandë 8 – 18 gradë, Diell

B. Curri 0 – 8 gradë, Diell re