Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në jug dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në veri e qendër, e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet në veriperëndim hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen 17-40 gradë Celsius.