Si pasojë e motit të keq me shira të rrëmbyeshëm, një trajler u përplas me trafikndarësen në Autostradën Tiranë-Durrës dhe për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur. Policia e Durrësit po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa shërbimet e policisë rrugore po punojnë për disiplinimin e trafikut.