Aktualitet

Moti i keq nuk i ndal turistët, 40% më shumë të huaj me pushime në Shqipëri

Moti i keq ka shoqëruar gjithë qershorin, duke bërë që pushuesit vendas t’i largohen plazheve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me turistët e huaj. Agjencitë turistike thonë se ka rritje të numrit të vizitorëve të huaj me 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar që vijnë për pushime në vendin tonë. Organizimi përmes prenotimeve, dhe vënia në funksion e linjave me Charter, po jep ndikimet e veta. Për herë të parë këtë vit agjencitë kanë programuar një sezon turistik veror që i kalon 45 ditët, për vizitorët e huaj.