Aktualitet

Moti i keq nuk ka ndërmend të na ndahet!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, që pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa në male, me shtrëngata të izoluara. Në majat e maleve ka reshje bore me intensitet të ulët, në formën e flokëve.

Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe me shpejtësi mesatare 6 m/sek, që hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15 m/sek, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
3/13
Diell re shi

Kukës
1/8
Diell re shi

Lezhë
4/12
Diell re shi

Dibër
2/7
Diell re shi

Durrës
8/15
Diell re shi

Tiranë
9/19
Diell re shi

Elbasan
6/17
Diell re shi

Berat
4/18
Diell re shi

Vlorë
7/15
Diell re shi

Korçë
2/11
Diell re shi

Gjirokastër
4/15
Diell re shi

Sarandë
7/17
Diell re shi