Bota

Moti i nxehtë në Australi, ngordhin miliona peshq

Teksa Europa po përballet me të ftohtin ekstrem, në Australi është dhënë alarmi për temperaturat e larta. Miliona peshq ngordhën në brigjet e lumenjve “Murray” dhe “Darling”. Kushtet e thata të motit dhe i nxehti mund të kenë ndihmuar në një brom algash, që i kanë rrëmbyer peshqve të gjithë oksigjenin dhe kanë prodhuar toksina. Ngordhja e peshqve është bërë një çështje kombëtare, duke ndezur edhe aludime për shkaqet dhe fajtorët e mundshëm.