Aktualitet

Moti mbetet me vranësira e shira në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Sipas SHMU-së, moti mbetet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime të herëpashershme e afatshkurtra me kthjellime.

Vranësirat shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht, reshjet janë me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit, për pjesën më të madhe të ditës. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut, si dhe në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn me drejtim juglindje-verilindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi 10-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/19
Re shi diell

Kukës
7/16
Re shi diell

Lezhë
10/19
Re shi diell

Dibër
7/14
Re shi diell

Durrës
7/21
Re shi diell

Tiranë
10/21
Re shi diell

Elbasan
9/20
Re shi diell

Berat
13/23
Re shi diell

Vlorë
14/24
Re shi diell

Korçë
7/20
Re shi diell

Gjirokastër
8/21
Re shi diell

Sarandë
9/22
Re shi diell