Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 35 gradë Celsius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti vijon me kthjellime dhe alternime vranësirash, që prej orëve të mesditës deri në të pasdites  shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit dhe shtrëngata të izoluara, shoqëruar me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.

Pas orëve të pasdites ka mot të kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 5 m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/34
Diell re

Kukës
18/31
Diell re shi

Lezhë
22/34
Diell re

Dibër
16/30
Diell re shi

Durrës
21/33
Diell re

Tiranë
23/35
Diell re

Elbasan
22/35
Diell re shi

Berat
21/34
Diell re shi

Vlorë
21/30
Diell re

Korçë
16/27
Diell re shi

Gjirokastër
18/35
Diell re shi

Sarandë
21/32
Diell re