Gossip Showbiz

Motra e Gjestit sulmon Xhenetën? “Nuk din me fol…” Si reagoi Xheneta?

Xheneta Fetahu ka reaguar ndaj një deklarate të bërë nga e motra e Gjestit, Blerina, duke komentuar komentet që lidhen me aftësinë e saj për të lidhur fjalë.

Blerina kishte shkruar disa postime në ‘Instastory’, ku theksonte se ata që flasin për Xhenetën nuk janë të shqetësuar për të, por për mbretin dhe për atë që ndodhet jashtë. Ajo gjithashtu e akuzoi Xhenetën se po përpiqet të marrë famë me emrin e tjetrit.

Në reagimin e saj, Xheneta postoi një foto të ‘Abetares’ në Instagram, duke sugjeruar se ata që kanë probleme me të lidhur fjalë duhet të mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë, duke i këshilluar që të blejnë një abetare për të mësuar deri në vitin 2025.