Sport

Në Turqi e bëjnë të kryer/ Ernest Muçi gjen skuadër të re, ylli i Kombëtares shqiptare do të huazohet te…

Mediat në Turqi duket se e kanë bërë fakt të kryer të ardhmen e Ernest Muçit.

Siç raporton “Sports Digitale”, Besiktasi ka arritur një marrëveshje për huazimin e yllit shqiptar te Trabzonspori për një vit.

Muçi dhe klubi i Trabzonspor aktualisht po diskutojnë detajet e kontratës për të finalizuar huazimin dhe për të siguruar që gjithçka të jetë e gatshme para nisjes së kampionatit.

24-vjeçari kuqezi ishte pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, por për shkak të një dëmtimi, tekniku Sylvinho zgjodhi që ta zëvendësonte me Kristian Shpendin.

Më herët, u fol se Ernest Muçi mund të huazohej nga Beshiktashi te Rubin Kazan, ku do të luante përkrah Mirlind Dakut.

LEXO EDHE: Tradhtia e Adrian Bajramit, reagojnë trajneri dhe drejtori teknik i Zvicrës: Jemi të kënaqur!

Në Rusi janë treguar disa detaje. Muçit i ofrohej paga 74 mijë euro në muaj, ndërsa në huazim mund të përfshihej edhe mundësia e blerjes së kartonit.

Minutat nuk kanë qenë të shumta për Muçin te Beshiktashi. I kushtëzuar edhe nga dëmtimet në klubin turk, huazimi mund të shikohet si mundësi për më tepër hapësirë.

Lëvizjet e fundit gjithmonë kanë qenë surprizuesë. Kujtojmë se e tillë ishte edhe transferimi i Muçit nga Legia te Beshiktashi.

LEXO EDHE: Kombëtarja fiton 0-1 miqësoren në Gjibraltar! Vendos penalltia e Asanit, debutojnë Kacurri dhe Cristian Shpendi

Beshiktashi ka paguar 10 milionë euro për kartonin. Gjigandi nga Stambolli do të ishte i kënaqur në rast të një shitje të mundshme të 23-vjeçarit, në mënyrë që të grumbullojë sa më shumë para.  Kontrata e tij vlen deri në verën e vitit 2027.

Sezonin e kaluar dëmtimet kanë qenë të pranishme, Muçi ka shënuar në kampionat katër gola dhe ka asistuar një tjetër, ndërsa është aktivizuar në 13 ndeshje.

Më parë për Muçin është shprehur interes nga Anglia. Tashmë mbetet për t’u parë cila do të jetë oferta që do të kënaqë drejtuesit e Beshiktashit.