Thomas Muller është tashmë në historinë e Bayernit të Mynihut, por nga sot ai me të drejtë hyn në legjendën e klubit. Sulmuesi gjerman i është bashkuar portierit Sepp Maier në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje në Bundesligë: 473, e fundit sot, në humbjen ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e ditës së 34-t dhe të fundit të kampionatit.
Muller, 34 vjeç, ka luajtur për Bayernin që nga viti 2009 dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 11 asistime në të gjitha garat.
View this post on Instagram
Në pesëmbëdhjetë vjet ai grumbulloi 707 ndeshje, me 242 gola dhe 268 pasime vendimtare, duke fituar 12 trofe kombëtarë, 2 Champions, 2 Kupa të Botës për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 6 Kupa të Gjermanisë dhe 8 Superkupa të Gjermanisë.