Edhe pse kjo qendër tregtare u konceptua si një parajsë tregtare luksoze, që kur u hap në vitin 2005, ajo ka qenë kryesisht e zbrazët, që do të thotë se 99 % e kapacitetit të saj është bosh. ‘South China Mall’ në qytetin kinez Dongguan konsiderohet qendra më e madhe tregtare në botë. Më saktësisht, qendra tregtare me sipërfaqen më të madhe të ambienteve të disponueshme me qira, gati 660,000 metra katrorë hapësirë që mund të strehojë më shumë se 2,300 dyqane.
‘Dubai Mall’ është më i madh në sipërfaqe, ka më shumë se një milion metra katrorë hapësirë, por përfshin gjithashtu objekte të tjera, si një hotel, një kopsht zoologjik dhe një park tematik dhe që nga ky vit një ‘konkurrent’ tjetër gjigant është shfaqur në hartë, ndoshta papritur, në Teheran. ‘Iran Mall’ me të gjitha objektet shtesë është më i madh në sipërfaqe se ‘South China Mall’ dhe ‘Dubai Mall’ së bashku.

Arkitektët projektuan ‘South China Mall’ si një vend me shtatë zona ndërkombëtare, duke imituar Amsterdamin, Parisin, Romën, Venecian, Egjiptin, Karaibet dhe Kaliforninë. Qendra përfshin një kopje 25 metra të lartë të Harkut të Triumfit, kambanores së Bazilikës së St. Marco nga Venecia, por edhe një kanal me gondola dy kilometra të gjatë. Mendohej se qendra do të tërhiqte rreth njëqind mijë vizitorë çdo ditë.
Edhe pse ‘South China Mall’ është parashikuar si një parajsë e blerësve, që kur u hap në 2005, ajo ka qenë kryesisht bosh, që do të thotë se 99 % e kapacitetit të saj është bosh. Janë dhënë me qira vetëm ambjentet pranë hyrjes kryesore të qendrës dhe në to ka zinxhirë të ushqimit të shpejtë perëndimor.

Shumë besojnë se ‘South China Mall’ është një projekt i konceptuar keq i ndërtuar në vendin e gabuar. Përkatësisht, pronarët e Dongguan Sanyuan Yinghui Investment & Development donin ta përdornin atë për të tërhequr klientelë të pasur nga qytetet e mëdha si Guangzhou dhe Shenzhen, por ata e vendosën atë në një qytet në provincën qendrore të Guangdong.
Në vitin 2015, qendra pësoi një sërë ndryshimesh, dhe butikët dhe restorantet me çmime më të përballueshme për produkte dhe shërbime filluan të hapen masivisht. Edhe pse në pesë vitet e fundit qendra është vizituar nga më shumë njerëz se kurrë më parë, informacioni vazhdon të qarkullojë sesi objektet e saj janë gjysmë bosh. Zona më e vizituar është një kinema me ekran 3D.
