Një ‘çmenduri’ ka ndodhur pak muaj më parë në pyjet tropikale të Guadalupës, ku kërkuesit kanë zbuluar rastësisht atë që cilësohet padyshim si bakteri më i madh në botë. Jo thjesht më i madhi, por mijëra herë më i madh se mesatarja e baktereve, aq sa filamentet e bardha që e përbejnë mund të arrijnë të shihen edhe me sy të lirë, diçka që nuk ndodh kurrë për bakteret e tjera.

Krijesa e re ka marrë emrin e Thiomargarita Magnifica dhe zbulimi i saj i përshkruar në një artikull të botuar në revistën prestigjioze ‘Science’, mund të ndryshojë radikalisht perceptimin e botës mikroskopike që na rrethon. Bakteri u gjet në disa bimë që po kalbeshin në ujë dhe kishte një gjatësi rreth 1 centimetër, edhe pse autori i studimit, biologu Jean-Marie Volland, mendon se gjatësia mund të shkojë deri në 2 centimetra.
Për të arritur atë dimension të papërfillshëm për njerëzit, duhet të bashkoheshin mbi 600 mijë baktere si ato të tipit e escherichia coli. Sipas studiuesve, bakteri gjigant merr energji nga kombinimi i squfurit të pranishëm në disa zona dhe oksigjenit, që i mundëson prodhimin e sheqerit jetik. “Zbulimi tregon që krijesa të tilla mund të ndodhen kudo. Fakti që nuk i shohim nuk do të thotë që nuk ekzistojnë”-komentojnë kolegët e Volland.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Krijesat e pafajshme si kafshët shtëpiake bëjnë çmos për t’u pastruar duke përdorur gjuhën dhe dhëmbët. Së fundmi një studim i ri po u kërkon pronarëve të qenve që të ndalojnë lejimin e qenve të tyre që t’i lëpijnë dhe madje të lajnë duart pasi i përkëdhelin pasi kjo mund të jetë një burim i superbaktereve rezistente ndaj antibiotikëve.