Bota

Musk tymosi hashash, tronditet Tesla

Aksionet e Teslës ranë sot në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit, pas tronditjes që shkaktoi largimi i shefit të kontabilitetit vetëm një muaj pas emërimit, si dhe shqetësimit gjithnjë e në rritje të investitorëve mbi sjelljen e shefit ekzekutiv, Elon Musk. Ky i fundit u pa të tymoste marijuanë gjatë një shfaqjeje të transmetuar drejtpërdrejtë në mediat online.