Lot dhe emocione në spektaklin e kësaj të marte, ndërsa pas rrëfimit rrëqethës, Gjesti ka përlotur në takimin surprizë të kryer me prindërit e tij. I përmalluar pas muajve në izolim nga një spektakël i Big Brother VIP në tjetrin, artisti ka përqafuar në lot të ëmën dhe babain e tij duke thënë se pa ta dhe mirëqënien e tyre, nuk ka asgjë. I penduar për shqetësimet që ju solli prindërve që nga fëmijëria derisa u formalizua në tregun shqiptar si artist, Gjesti u ka kërkuar atyre falje për çdo hidhërim apo lot që iu ka vënë në sy.
Ndërkohë, prindërit e Gjestit kanë folur sot në “BBV Fan Club”. Lidhur me përplasjen e fortë me Jozin, u shprehën:
Na ka prekur situata me Jozin se ne e dimë që Kosova dhe Shqipëria jemi një, nëse ai e keqpërdor një nënë shqiptare, keqpërdor dhe veten se ne jemi një gjak.
Kujtojmë, se Jozi përmes një postimi në Instagram, ka kërkuar falje.
Ndjej një detyrim shpirtëror, patriotik ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes së Gjestit për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun si shembull negativ për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar.