Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të ndalet menjëherë abuzimi, siç e quan ai, në rritjen e çmimit të karburanteve.
Ai shkruan se ukrainasit, të cilët ndodhen në luftë, e blejnë naftën 1 euro/litër, kurse shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
“Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme”, thekson Meta.
Postimi i Ilir Metës:
Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
Në Slloveni 1.75 USD/litër
Në Kroaci 1.65 USD/litër
Në Rumani 1.6 USD/litër
Në Serbi 1.57 USD/litër
Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!
Nëse një ditë më parë një litër naftë në pikat e shumicës tregtohej me 230 lek, sot ai shitet me 260. Një shtrenjtim ky prej 30 lekësh vetëm brenda pak orëve.
Rritje ka pësësuar edhe benzina dhe gazi. Një kosto kjo e shtuar në xhepat e konsumatorit, i cili preket direkt nga kjo rritje.
Autoritetet e justifikojnë rritjen e çmimeve me sanksionet e vendosura ndaj rusisë dhe ndryshimet nw bursa.
Ndërsa ekspertët e ekonomisë thonë se në Shqipëri ka dhe abuzime nga ana e tregtarëve të cilët po e shfrytëzojnë luftën për të rritur çmimet.
Një fuçi e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregtohet me 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008. Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind.
Ndërkohë shqipëria mban çmimin më të lartë në rajon sa i takon tregtimit të karburantit.