Botë e Çuditshme Tech

NASA ofron tre milionë dollarë për ata që riciklojnë jashtëqitjen njerëzore në Hapësirë!

NASA po ofron 3 milionë dollarë për këdo që propozon teknologji për të zgjidhur riciklimin e jashtëqitjes dhe mbetjeve të tjera njerëzore në hapësirë. Sfida LunaRecycle e agjencisë hapësinore u bën thirrje anëtarëve që të propozojnë një mjet teknologjik për riciklimin e jashtëqitjes, urinës dhe të vjellave të astronautëve në Hënë dhe gjatë fluturimeve të gjata në hapësirë. Aktualisht ka 96 thasë me mbeturina njerëzore që kanë mbetur pas në Hënë nga astronautët nga misionet Apollo dhe qëllimi i Sfidës së LunaRecycle është të parandalojë shtimin e sasisë së qelbur të hapësirës.

Teknologjia e zgjedhur do të përdoret në misionet e ardhshme hapësinore, duke përfshirë poste hipotetike afatgjata në Hënë. “NASA është e përkushtuar ndaj eksplorimit të qëndrueshëm të hapësirës. Ndërsa përgatitemi për misionet e ardhshme të hapësirës njerëzore, do të ketë nevojë të shqyrtojmë se si mund të minimizohen rrjedhat e ndryshme të mbetjeve, duke përfshirë mbetjet e ngurta, si dhe se si mbetjet mund të ruhen, përpunohen dhe riciklohen në një mjedis hapësinor, në mënyrë që pak ose aspak mbetje të duhet të kthehen në tokë”-tha NASA në faqen e saj të internetit. NASA aktualisht po shqyrton raundin e parë të propozimeve për të vendosur se cilat do të kalojnë në fazën tjetër të konkursit. Skuadra që del në krye në fund të konkursit, do të shpërblehet me 3 milionë dollarë.

Ndërkaq, teleskopi Hapësinor James Webb i NASA -s ka kapur provat më të hershme të dritës në kozmos. Një ekip ndërkombëtar studiuesish përdori “JWST” për të vëzhguar një galaktikë të lashtë që lëshoi ​​dritë vetëm 330 milionë vjet pas shpwrthimit tw “Big Bengut”, kur një mjegull e dendur e gazit neutral të hidrogjenit e bëri të vështirë që drita të kalonte nëpër errësirë. Kjo galaktikë, e quajtur “JADES-GS-z13-1-LA”, arriti disi të shkëlqejë edhe pse drita e saj duhej të ishte zhytur plotësisht nga mjegulla e dendur. Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA -s (JWST) ka kapur provat më të hershme të dritës që shkëlqen nëpër kozmos.