Në Poloni nisi një stërvitje e kryesuar nga Amerika, me pjesëmarrjen e 18 mijë ushtarëve nga 19 vende, kryesisht anëtare të NATO-s. Me kohëzgjatje deri në 15 Qershor, manovrat synojnë të demonstrojnë përkushtimin dhe solidaritetin e Aleancës Veri-Atlantike përballë kërcënimeve ruse.