Stërvitja më e madhe të cilën NATO-ja do ta zhvillojë me shtatë aleatë në Detin e Zi, “Mburoja e Detit 2018” filloi në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Stërvitja zhvillohet deri më 9 maj, ndërsa marrin pjesë Turqia, Spanja, Bullgaria, Rumania, Britania e Madhe, SHBA-të dhe Greqia. Brenda këtij viti, NATO-ja planifikon të realizojë 106 stërvitje.