Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani!

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura, është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani.

Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani. Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.

Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!

Detaje per ceremonine e lamtumires se fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 2000-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.