Një grua 57 vjeçare, e identifikuar si Mimoza Ballabani ndërroi jetë në banesën e saj në Vlorë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte kryer me herët. Në lidhje me rastin, uniformat blu deklaruan:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M.B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, për të kuptuar nëse humbja e jetës lidhet me ndërhyrjen kirurgjikale ose me shkaqe të tjera.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
