Rey Mysterio Sr., legjenda e sporteve luftarake dhe xhaxhai i ikonës së WWE Rey Myserio, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare. Këtë e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar familjen e keçistit meksikan. Shkaku i vdekjes së papritur ende nuk është bërë i ditur. I lindur në Meksikë, Miguel Angel Lopez Diaz dhe me origjinë nga Tijuana, filloi të luftonte në 1976 dhe performoi për herë të fundit vitin e kaluar. Nipi i tij Oscar Gutierrez Rubio, i njohur si Rey Mysterio junior, vazhdon traditën familjare në WWE.
Rey Mysterio ka fituar mjaft tituj. Nga 3 herë ka “rrëmbyer” trofe si WWE United States Champion, WWE Tag Team Champion, WWE Cruiserweight Champion dhe WWA World Welterweight Champion.