Aktualitet

Ndërsa leku forcon pozitat, euro dhe paundi janë në rënie!

Leku forcoi pozitat në tregun e këmbimit valutor vendas, përgjatë javës 16-21 shkurt.  Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane është dobësuar me 0,06 lekë këtë fundjavë, teksa në fillim të javës këmbehej me 96,43 lekë e në fundjavë me 96,37.

Po ashtu, humbje të terrenit ka shfaqur paundi britanik që ditën e sotme këmbehet me 110,35 lekë kundrejt 110,91 lekëve, të hënën e 16 shkurtit.

Ndërkaq, dollari amerikan ka forcuar pozitat me 0,61 lekë gjatë kësaj jave, në këmbim me lekun.

Të hënën, dollari këmbehej me 81,28 lekë dhe të premten me 81,89.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie graduale që nga 16 shkurti duke u këmbyer sot me 105,51 lekë, kundrejt 105,61 lekëve të hënën e javës që po lëmë pas.