Sport

Ndeshja Shqipëri – Serbi/ Lirim Zalla: “Ne sot na duhet zemër, na duhet shpirt…”

Sot më 7 qershor, Live nga “Arena Kombëtare”, Top Albania Radio sjell emocionet e zjarrta të mbrëmjes së madhe kuqezi, me një program të dedikuar “Beteja Totale”! Luhet Shqipëri – Serbi, përballja që shkon përtej fushës, një sfidë asnjëherë e zakonshme!

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.

Në studio me Ervin Nikollën është edhe Ardian Cani dhe Arbën Milori. Në lidhje telefonike ka qenë edhe Lirim Zalla ku ka treguar më shumë për emocionet para ndeshjes dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe çështjen e biletave ku ai u shpreh se:

Jo të gjithë ata që kërkojnë bileta arrijnë t’i sigurojnë, por mënyra dhe transparenca për t’i siguruar biletat për mua duhet të ishte më e madhe përballë njerëzve të cilët aplikojnë për të pasur një biletë në stadium. Do të isha ndjerë shumë keq në rast se do të ishte bërë në mënyrë të përzgjedhur për të futur njerëz me kollare dhe vijnë në stadium vetëm kur ka ndeshje të mëdha dhe nuk dinë të orientohen se në cilën portë e kanë biletën. Do të doja që të ishin tifozët që kanë zemër.