Aktualitet

Ndihmoi 2 sirianë për të kaluar kufirin, arrestohet 41 vjeçari

Policia arrestoi një 41-vjeçar për dhënie ndihme dy shtetasve sirianë, për të kaluar kufirin në zonën e Kapshticës. Ai u kap në flagrancë në afërsi të Korçës, me klandestinët në automjet, të cilët dyshohet se do t’i transportonte drejt pikëkalimit të Hanit të Hotit.