Claudette Colvin, e cila ndihmoi në dhënien fund të ndarjes racore në SHBA duke refuzuar t’ia linte vendin e saj në autobus një personi të bardhë, ka ka ndërruar jetë. Ajo ishte 86 vjeçe. Protesta e Colvin, e cila çoi në arrestimin e saj, ndodhi në vitin 1955 në moshën 15 vjeçe, ndërsa ajo jetonte në Montgomery, Alabama.
Ndodhi nëntë muaj para arrestimit të Rosa Parks, e cila gjithashtu refuzoi t’ia linte vendin e saj në autobus një personi të bardhë, në një veprim që çoi në bojkotimin e përhapur të transportit publik në qytet dhe një vendim të Gjykatës së Lartë që e ndaloi një diskriminim të tillë racor. Arrestimi i Colvin ishte kryesisht i panjohur deri në vitin 2009, kur u botua libri i parë i detajuar rreth përvojës së saj.
“Ajo lë pas një trashëgimi guximi që ndihmoi në ndryshimin e rrjedhës së historisë amerikane”, thuhej në një deklaratë nga Fondacioni i Trashëgimisë Claudette Colvin, i cili njoftoi vdekjen e saj. Një vit pas arrestimit të saj, Gjykata Supreme e SHBA-ve vendosi që segregacioni në autobusë duhet të marrë fund. Çështja ligjore u përqendrua në dëshminë e katër paditësve, njëri prej të cilëve ishte Colvin.