Bota

Ndizen sirenat mbi Tel Aviv, Hamasi nis sulm ajror me raketa!

Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi ​​raketa në Tel Aviv, ende në një objektiv të pacaktuar.

Shërbimet izraelite të urgjencës kanë raportuar se deri më tani nuk është shënuar asnjë lëndim, as në qytetin e dytë më të madh të Izraelit apo vendet përreth.

Këtu përjashtohen disa njerëz që u lënduan lehtë, ndërsa po shkonin drejt strehimoreve. Ndërkohë prej ditësh në territoret e Izraelit janë ndezur alarmet të cilat kanë vënë në panik banorët vendas.

Menjëherë pas alarmeve që paralajmërojnë sulmet ajrore, izraelitët kanë rendur të strehohen në vendet e përcaktuara.

Nga ana tjetër, Izraeli goditi disa lokacione në të gjithë Gazën të martën, ndërsa banorët vazhduan të kërkonin për të mbijetuar pas një nate intensive bombardimesh.

Në veri, dy sulme goditën pranë spitalit Al Wafa’a në qytetin e Gazës. Disa persona të plagosur janë parë duke u dërguar në spital, raporton CNN.

“Spitali Al Wafa’a nuk mori asnjë paralajmërim paraprak për sulmin nga forcat izraelite”, tha kreu i spitalit Fouad Najm.

Në Gazën jugore, disa sulme goditën Khan Younis, sipas një gazetari të CNN. Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se një shtëpi “e populluar” në lagjen Al-Amal në Khan Yunis ishte në shënjestër.