Aktualitet

Ndotja nga automjetet, zbulohet hilja e automjeteve të vjetra

Një nga shkaqet e ndotjes së ajrit në Tiranë janë shkarkimet nga automjetet. Sipas të dhënave që disponon Policia Rrugore nga 694.808 automjete të regjistruara në Shqipëri, 34.965 prej tyre janë ndëshkuar për “moskryerje të kontrollit teknik” për vitin 2017, ndërkohë që në 2016-ën numri i mjeteve që qarkullonin pa kaluar kolaudimin ka qenë më i lartë, 51.146.