Tech

Ndryshim i madh në WhatsApp!

Chatbot-et janë ende forma më e popullarizuar e Al dhe përdorimi i tyre brenda aplikacioneve duket si një zgjedhje e natyrshme. Megjithatë, nëse jeni përdorues i WhatsApp, do të keni mundësi të kufizuara të Al brenda aplikacionit tuaj. Dy nga softuerët më të njohur të Al njoftuan se po largohen nga WhatsApp për shkak të një ndryshimi të ardhshëm në kushtet e shërbimit të aplikacionit. ChatGPT dhe Copilot nuk do të jenë më të disponueshëm në WhatsApp, pasi Meta njoftoi se do t’u ndalojë kompanive të Al të përdorin API-në e saj të biznesit si një platformë shpërndarjeje.

Copilot dhe ChatGPT do të jenë të disponueshëm në WhatsApp deri më 15 janar 2026, kur do të hyjnë në fuqi kushtet e reja të shërbimit të Meta-s. Përdoruesit e Copilot nuk do të jenë në gjendje të mbajnë bisedat e tyre në WhatsApp, por OpenAI u lejon përdoruesve të ChatGPT të lidhin llogaritë e tyre dhe të transferojnë bisedat e tyre. Rregullat e reja nuk do të ndikojnë vetëm në produktet e Microsoft dhe OpenAI. Kompani të tjera të Al, përfshirë Perplexity, kanë integrime me WhatsApp, të cilat ka të ngjarë të përfundojnë së shpejti. 

Kompania Meta po përgatit një ndryshim të madh në mënyrën se si funksionon WhatsApp. Aplikacioni së shpejti mund të lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe të marrin mesazhe edhe nga persona që nuk përdorin WhatsApp. Funksioni i ri, i quajtur “Third‑party chats”, aktualisht testohet në versionin beta (Android 2.25.33.8), dhe pritet të mundësojë shkëmbimin e mesazheve tekst, fotografive, videove, mesazhe zanore dhe dokumenteve ndërmjet WhatsApp dhe aplikacioneve të tjera për chat.

Për përdoruesit do të jetë në dispozicion zgjedhja nëse donë që këto biseda të shfaqen në listën kryesore të bisedave ose në një seksion të veçantë “Third‑party chats”. Deri tani dihet që në testim pjesëmarrje ka vetëm aplikacioni “BirdyChat”. Disa funksione, si “stikera”, statusi dhe mesazhet “q do të zhduken”, nuk do të jenë të disponueshme gjatë komunikimit ndër‑aplikacion. Po ashtu, bllokimi i një kontakti në WhatsApp nuk domethënë automatikisht që ai person nuk mund të të kontaktojë përmes aplikacionit tjetër, kjo varet nëse platforma tjetër e mbështet bllokimin.