Health & Beauty Lifestyle

Ndryshimet dhe karakteristikat që shfaqen tek fëmijët në moshën 9-vjeçare!

Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete. Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brëndëshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën.

  1.  Ai apo ajo, fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim.
  2. Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habije ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9-vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon.
  3. Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t’i tregojnë përralla apo t’i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë ngjarje të vërteta.
  4. Djemtë 9-vjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.
  5. Vajzat 9-vjeçare në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi)
  6. Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me shfaqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje.
  7. Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve.
  8. Prandaj në këtë periudhe, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmëndëshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdeshëm me njëritjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet.
  9. Fëmija 9 vjeç një veprim që atij i kërkohet dhe e detyrojnë ta beje dhe të rriturit nuk e bëjnë vetë si psh fëmijës i kërkohet të heqi këpucët kur hyn në shtëpi dhe babai vete nuk e zbaton. Fëmija e interpreton si padrejtësi. Fëmija ende nuk ka mekanizma të kuptojë pse babai e bëri këtë veprim.