Ministrat e rinj bënë sot betimin në presidencë një ditë pasi morën votëbesimin për 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama. Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.
Me 73 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi miratoi më 11 shtator emërimin e Arbian Maznikut si ministër shteti për Pushtetin Vendor, 73 vota pro dhe 32 kundër emërimin e Albana Koçiut si ministre e Shëndetësisë, Igli Hasani do të jetë ministri i ri i Jashtëm pasi u votua në Kuvend me 74 vota pro 33 kundër. Ogerta Manastirliu mori 73 vota pro dhe 33 kundër si ministre e Arsimi. 73 vota pro dhe 27 kundër ishte rezultati për Anila Denajn si ministre e Bujqësisë.
Nuk u votua për dekretin për emërimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, për shkak të detyrës së tij si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro, por emërimi në krye të dikasterit do të duhet të shtyhet për në seancën e ardhshme të ditës së enjte.