Health & Beauty

Ndryshoni metodat për parandalimin e shtatzënisë por jo vetëm…/Si t’i thoni ‘lamtumirë’ infeksioneve urinare!

Infeksioni i traktit urinar (ITU) është një nga llojet më të zakonshme të infeksioneve që ndodh në sistemin tuaj urinar. Ai mund të prekë çdo pjesë të këtij sistemi. Bakteret, sidomos E. coli janë shkaku më i zakonshëm i ITU-ve. Simptomat më të shpeshta përfshijnë nevojën për të urinuar shpesh, dhimbje gjatë urinimit dhe dhimbje në anën e trupit ose në pjesën e poshtme të shpinës. Për shumicën e rasteve, ITU-të trajtohen me antibiotikë. Ka disa ndryshime në stilin e jetesës që mund t’ju ndihmojnë të parandaloni këto infeksione.

Higjiena e mirë është një nga mënyrat më të mira për të shmangur ITU-të. Fshihuni nga përpara në prapa pas një ‘daljeje në banjë’ për të parandaluar këtë. Gjatë ciklit menstrual, është e rëndësishme të ndryshoni rregullisht produktet e menstruacioneve, si për shembull pecetat dhe tamponet. Gjithashtu, evitoni përdorimin e deodoranteve apo produkteve të tjera në zonën intime.

Konsumimi i shtuar i lëngjeve veçanërisht ujit ndihmon në shpëlarjen e baktereve nga sistemi urinar. Specialistët rekomandojnë të pini gjashtë deri në tetë gota ujë çdo ditë. Urinimi i shpeshtë ndihmon në largimin e baktereve nga trupi. Urina është një produkt i mbeturinave dhe çdo herë që zbrazni fshikëzën, ju ndihmoni që këto mbeturina të largohen. Urinoni shpesh për të ulur rrezikun e infeksioneve, veçanërisht nëse ju shfaqen shpesh. Gjithashtu, është mirë të urinoni para dhe pas marrëdhënies seksuale, sepse seksi mund të fusë bakteret në uretrë dhe urinimi i ndihmon ato të largohen. Nëse nuk mund të urinoni menjëherë, pastroni zonën intime me ujë të ngrohtë.

Ndryshoni metodat për parandalimin e shtatzënisë. Nëse përdorni diafragmën si metodë kontraceptive, rreziku për të pasur ITU mund të jetë më i lartë. Flisni me mjekun për metoda të tjera kontraceptive. Përdorni lubrifikant me bazë uji gjatë marrëdhënies seksuale. Për më tepër, evitoni spermocidet nëse keni infeksione të shpeshta urinare. Ndërkaq, veshjet e ngushta krijojnë një ambient të lagësht, që favorizon rritjen e baktereve. Provojeni të vishni rroba më të lirshme dhe të bëra nga pambuku.