Këngëtari shumë i dashur i publikut Yll Limani ditën e sotme feston 25 vjetorin e tij të lindjes.
Artisti i cili nuk i ka munguar asnjëherë klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare me prurjet e tij, ka marrë qindra urime nga miq, kolegë, familjarë e sidomos nga fansat e shumtë.
Megjithëse kjo duhet të ishte një ditë e gëzueshme për të, edhe për faktin se kjo ditëlindje mban numrin jubilar, për Yllin mesa duket nuk është kështu.
“I urrej ditëlindjet, por i dua njerëzit që e rrethoj veten me ta çdo ditë, e që më japin dashuri, lumturi e kujtime të mira” -shkruan ai ndër të tjera në një postim në rrjetin social Instagram.