Health & Beauty

Në cilat raste nuk duhet të merren bashkë këto vitamina…

Koha që i merrni vitaminat ndikon në mënyrën se si trupi përthith lëndët ushqyese. Plotësimi i multivitaminave është veçanërisht e rëndësishme për gratë. Për shembull, nëse jeni në ciklin tuaj menstrual, keni nevojë për më shumë hekur. Nëse dieta juaj është vegjetariane, mund të keni mungesë të vitaminës B12. Në përgjithësi, trupi ka nevojë për vitaminë D ose suplemente kalciumi për funksionimin e duhur.

“Disa minerale, si hekuri, mund të përthithen më mirë me stomakun bosh, ndërsa të tjerët, si kalciumi, mund të përthithen më mirë me ushqim”-tha dietologia Suman Agarwal. Nëse keni marrë vendimin për suplement me vitamina, rekomandohet që të konsultoheni me mjekun ose dietologun tuaj. Në këtë mënyrë ju do të zgjidhni kombinimet më të mira të multivitaminave, sipas nevojave të trupit tuaj. Zgjidhni multivitamina që përfshijnë të gjitha vitaminat B, pasi mënyra e jetesës moderne shpesh i varfëron këto lëndë ushqyese.

Është një ide e mirë të zgjidhni vitamina që përmbajnë elementë zink, selen, hekur dhe kalcium, së bashku me vitamina të tretshme në yndyrë si A, D dhe E. Ju gjithashtu mund të përfitoni nga antioksidantë si likopeni dhe astaksantina. Multivitamina kanë përfitime të shumta për trupin.

Ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe përmirësojnë kujtesën tuaj. Vitamina C së bashku me hekurin përmirëson përthithjen e këtij të fundit. Kalciumi, magnezi, vitamina D dhe K2 punojnë në mënyrë sinergjike për shëndetin e kockave. Kombinimi i vitaminës K2, magnezit dhe vitaminës D me kalcium siguron që kalciumi të drejtohet në kocka në vend të arterieve.

Zinku dhe bakri edhe pse të dyja janë minerale thelbësore, ato konkurrojnë për thithjen. Marrja e dozave të mëdha të zinkut mund të ndërhyjë në përthithjen e bakrit. Në përgjithësi rekomandohet që t’i merrni në periudha të ndryshme të ditës, zink në mëngjes dhe bakër pasdite ose mbrëmje. Shmangni marrjen e tepërt të zinkut pa bakër, pasi mund të çojë në rënie të flokëve. Kalciumi mund të ndërhyjë në përthithjen e hekurit, ndaj preferohet të shmanget ky kombinim i vitaminave.