Policia e Vlorës saktëson peshën e hashashit të sekuestruar dje në Gjirin e Bristanit, në Karaburun. Uniformat blu gjetën 790 kg, të ndara në 50 pako. Gjithashtu u gjetën bidonë me benzinë, ndërsa u bë dhe krehja e zonës. Duke përfituar nga terreni i thyer malor, trafikantët mundën të fshihen e më pas, të largohen. Ndërkohë, po hetohet nëse gomonia e gjetur po dje në Darëzezë të Fierit ka apo jo lidhje me drogën e kapur në Karaburun.