Bota Lajmet e fundit

Në korrik hyjnë në fuqi tarifat e BE-së kundër Amerikës

Muajin e ardhshëm, Bashkimi Europian do t’i përgjigjet me masa reciproke tarifave amerikane. Njoftimin e dha Eurokomisionerja e Tregtisë, Cecilia Malmstrom. Sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, BE-ja mund të vendosë tarifa mbrojtëse të përkohshme deri në 200 ditë. Kjo nëse nga kontrollet paraprake rezulton se importet e rritura shkaktuan ose kërcënojnë me dëme serioze, industritë europiane të çelikut e aluminit.