Aktori i njohur Justin Baldoni ka shfaqur një stil të ri flokësh, duke i shkurtuar ato, në mes të betejës së tij ligjore me Blake Lively.
Ky hap vjen pas padisë që Lively e ka ngritur ndaj Baldoni-t për ngacmim seksual.
Baldoni, 41 vjeç, ka reaguar me një padi për shpifje prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively-t, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistit të saj, duke përfshirë gjithashtu edhe New York Times për raportimet mbi çështjen.
Ndërkohë, Ryan Reynolds ka kërkuar përjashtimin nga padia, ndërsa burime pranë Baldoni-t kanë bërë të ditur se ekipi ligjor i aktorit po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Disney-t në atë që Baldoni e konsideron një fushatë shpifjeje kundër tij.
Pavarësisht suksesit të filmit “It Ends With Us” me Lively, Baldoni ka pranuar se ka përjetuar ankth të madh pas publikimit të tij. Beteja ligjore mes dy ish-bashkëpunëtorëve vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta në Hollywood.