Celebrities Gossip Showbiz

Në një lidhje me biznesmenin shqiptar? Selena Gomez tregon si qëndron e vërteta!

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Selena Gomez teksa ishte në një koncert të Dua Lipa-s u pa në shoqërinë e biznesmenit shqiptar, Zen Matoshi. Ata madje bënë edhe disa foto së bashku dhe mënjeherë të gjithë fansat e këngëtares filluan të aludonin se mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi. Por, një burim i sigurt tha se:

Ata janë miq. Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar Selenën në këshillim.

Së fundmi në lidhje me këtë spekulim ka reaguar edhe vet artistja e cila ka treguar njëherë e mirë për të gjithë dyshuesit se ajo është ‘single’. Gomez ka postuar së fundmi në TikTok, një video të vetes duke sinkronizuar fjalët në audion virale të King Nas, e cila shfaq një burrë që përpiqet të bëjë për vete një grua, por që në fund nuk ia del. Selena shprehet se:

Ndoshta kjo është arsyeja përse unë jam beqare. Mos i besoni këtyre fjalëve.

@selenagomez

Maybe this is why I’m single. Don’t believe a damn word. 😭🤣

♬ original sound – NAS⛴️💫

Gomez është bërë shpeshherë objekt bisede me jetën e saj sentimentale shumë të përfolur në media. Më parë ajo ka dalë me këngëtarin Justin Bieber nga viti 2011 deri në vitin 2016. Gjithashtu, është aluduar se Selena i ka dedikuar këngë ish-partnerit të saj Bieber, teksa burime pranë saj kanë pranuar se këngëtarja e ka përjetuar keq dasmën e Justin.

Ajo gjithashtu ka qenë në një lidhje me këngëtarin The Weeknd për rreth një vit deri kur u nda në vitin 2017, teksa më pas u përfol për raportin me Niall Horan në vitin 2019. Në vitin 2020, u përhapën thashetheme për një raport të saj me yllin e NBA Jimmy Butler. Një burim për mediat e huaja asokohe tha se:

Selena është argëtuar duke dalë me Jimmy, por ajo po i shqyrton me vëmendje të gjithë opsionet e saj.

Sjellim në vëmendje se Selena së fundmi është bashkuar së bashku më nënën e saj Mandy Teefey dhe bashkëthemeluesen e ‘Newsette’, Daniella Pierson për të nisur “WonderMind”, një platformë e re që ka shëndetin mendor si qëllim kryesor.