Ndërsa ditët numërohen mbrapsht deri në finalen e madhe të së shtunës, grupi suedez KAJ është ndër favoritët për të fituar Festivalin e Këngës në Eurovision. Ndërsa transmetuesi kombëtar i Suedisë, SVT, deklaroi muajin e kaluar se është gati të presë përsëri Eurovisionin në rast të fitores së KAJ, Malmö ka njoftuar se nuk do të kandidojë për t’u bërë qyteti pritës.
Në mënyrë specifike, drejtoresha e marketingut e qytetit pritës të vitit të kaluar, Anna Wittgren, u përgjigj:
Me kënaqësi po ia dorëzojmë dikujt tjetër vitin tjetër – idealisht një qyteti në veri. Jam e sigurt se ka shumë qytete të gatshme të presin, sepse vëmendja që merrni është e mahnitshme.
Viti i kaluar ishte mjaft i mbushur me ngjarje në Malmö, me protesta në shkallë të gjerë dhe masa jashtëzakonisht të rrepta sigurie. Buxheti i bashkisë u tejkalua ndjeshëm nga 30 në 42 milionë korona. Deri më tani, Göteborg dhe Örnsköldsvik kanë shprehur interes për të pritur Eurovisionin e vitit të ardhshëm.
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.