Në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Brikena Ukperaj, merrnin pjesë dhe qytetarë. Pranë KPK-së, ata denoncuan një çështje gjyqësore që lidhet me skandalin e tokave në Karaburun. Duke folur më pas për mediat, nuk e fshehën zhgënjimin mbi mënyrën si u zhvillua procesi, pasi nga seanca e sotme u la të kuptohej se gjyqtarja e Apelit Vlorë do ta kalojë me sukses Vetting-un, duke u rikonfirmuar në detyrë. Zyrtarisht, vendimi jepet më 25 Qershor.