Rritja vjetore e pagave kapi nivelin më të lartë të 9 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, teksa ekonomia e vendit krijoi më shumë vende të reja pune nga sa pritej. Të ardhurat mesatare për orë u rritën me 0.4 për qind gjatë muajit gusht, duke e ngritur normën vjetore të rritjes në 2.9 për qind, më e larta që prej qershorit të vitit 2009. Punësimi në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve profesionale ka ndihmuar ekonominë amerikane.