Aktualitet

Negociatat, Fleckenstein: Keni mbështetjen time të pakushtëzuar!

Eurodeputeti dhe njëherazi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përshëndeti dritën jeshile që dhanë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.”Përfundimi nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme inkurajon qartësisht të dyja qeveritë dhe parlamentet për të vazhduar me procesin e reformave”, shkruan eurodeputeti. Fleckenstein ofroi mbështetjen e pakushtëzuar të tij ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë.