Rajoni

Negociatat me Beogradin, Kurti vijon sulmet ndaj Presidentit Thaçi

Albin Kurti vijon sulmet ndaj Presidentit Hashim Thaçi për rolin e tij në drejtimin e negociatave të Prishtinës me Beogradin. I pranishëm në tryezën për diskutimet mbi kufirin me Serbinë, kreu i Vetvendosjes tha se “Prania e Thaçit në Bruksel është sulm ndaj demokracisë”. Sipas Kurtit, “Bashkë me Vuçiçin, ai po e trajton si pronë private shtetin e Kosovës”. Ai vuri në dukje se në 6 vjet bisedime nuk janë shpërbërë strukturat e Serbisë, as nuk u zgjidh çështja e të zhdukurve të luftës. Albin Kurti nuk kurseu as ironinë kur deklaroi se tashmë mbetet të martohet djali i Thaçit me vajzën e Vuçiçit e të kthehen në mesjetë.