Dy ditë para Samitit të BE-së, 4 eurodeputetë kërkojnë hapjen e negociatave Shqipërisë e Maqedonisë, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Monica Macovei e Tanja Fajon i dërguan letër, kreut të Këshillit Europian, Donald Tusk. Aty theksohet se “Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë sinjal pozitiv nga BE-ja”, ndërsa vihet në dukje se “Kushtet ndaj tyre i përmbushën” dhe më tej, kërkohet që “Europa të mos zhgënjejë shtetet e rajonit”.