Shtetet anëtare të BE shtyjnë vendimin për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor të vitit 2019. Kjo u vendos gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që merret me përgatitjet e takimeve të Këshillit Europian. Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, si dhe rezultate në luftën kundër korrupsionit,